ShowBiz

Kevin Spacey del publikisht si homoseksual

Kevin Spacey më në fund e ka pranuar që është homoseksual pas vitesh të tëra spekulimesh.

Fituesi i çmimit Oscar i cili ka mbrojtur ashpër jetën e tij personale me vite, njoftoi për homoseksualitetin e tij në Twitter, pasi iu përgjigj akuzave të aktorit Anthony Rapp se Spacey kishte provuar ta joshë atë kur ishte 14 vjeç, transmeton portali arbresh.info

Ylli i serialit House of Cards ka shkruar: “Kam pasur lidhje romantike me meshkuj përgjatë jetës sime, dhe zgjedh që tani të jetoj sikur homoseksual”.

Vendimi i Spacey’t për të bërë publik orientimin seksual erdhi së bashku me një kërkim falje për aktorin Anthony Rapp.

“Sinqerisht nuk e kujtoj takimin, është më shumë se 30 vjet më parë. Por nëse janë sjellur ashtu siç ai e përshkruan, i kam borxh kërkim faljen më të sinqertë për atë sjellje tërësisht të papërshtatshme në gjendje të dehur”, është shprehur ai./arbresh.info/