Kompania Rajonale e Ujësjellësit ka njoftuar se gjatë kësaj të enjte nuk do të ketë furnizim me ujë në zonën e shërbimit që përfshinë: Gjakovën, Rahovecin dhe Prizrenin.
Ndërprerja do të bëhet për disa orë, për shkak të kyçjes së re të rrjetit të ujësjellësit të Dushkajës dhe Anadrinit.
Ndërprerja do fillojë prej orës 12:00 dhe do zgjasë deri në orën 18:00.
“Nga Departamenti Teknik na njoftojnë se nesër me dt.17.10.2019 nga ora 12:00 – 18:00 do të ndërprehet uji në tërë zonën tonë të shërbimit që përfshinë: Gjakovën, Rahovecin dhe Prizrenin.
Ndërprerja do të bëhet për shkak të kyqjes së re të rrjetit të ujësjellësit të Dushkajës dhe Anadrinit.
Të gjithë konsumatorët i falenderojmë për mirëkuptim’’, thuhet nga K.R.U Gjakovë.