Aktuale

Këto janë zyrat e PDK-së që u sulmuan me armë zjarri (Foto)

Zyrat e PDK-së dega në Skënderaj janë sulmuar mbrëmë me armë zjarri.

Sipas Policisë nga ky sulm është dëmtuar një dritare e zyrave të kësaj partie dhe një dritare e një lokali që gjendet në afërsi të selisë së PDK-së.

“Fatmirësisht nuk ka të lënduar nga ky sulm. Policia po heton për të dyshuarit e mundshëm”, tha për KosovaPress, Fexhrije Pllana nga Policia rajonale e Mitrovicës./KosovaPress/