Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka vendosur se cilat Komuna do t’i nënshtrohen edhe njëherë rinumërimit.
PZAP ka marrë vendim sot që Komuna e Prishtinës dhe Prizrenit të shkojnë në rinumërime. E gjithë kjo pas ankesave që LDK i ka bërë në PZAP për Prishtinënë derisa PDK në Prizren.
Ndërkaq Komuna e Rahovecit, Istogut dhe Dragashit, do të shkojnë në rinumërim të pjesshëm. Në Rahovec PDK ka bërë ankesë kundër AAK-së, si dhe LDK ankesë në Dragash ndaj PDK-së.