“Raportet me Rusinë janë më të këqija sesa ato gjatë Luftës së Ftohtë”.
Kjo ishte deklarata e fundit publike e Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, gjatë ditës së djeshme ndërkohë që bota mban frymën për sulmin e pritshëm ndaj regjimit të Presidentit Asad, i cili mbrohet edhe bateritë e raketave S-400 të Putinit që gjenden prej disa vitesh aty.
Ato cilësohen si një ndër sistemet më të mira të mbrojtjes ajrore në botë dhe mund të godasin një numër të madh objektivash në të njëjtën kohë për një largësi më shumë se 400 kilometra.
“Këto janë armët, të cilave Trump u trembet në Siri”, shkruajnë sot mediat britanike duke referuar faktin se Rusia mund t’i përdorë edhe në formë marketingu ndaj objektivave amerikane në një kohë që është në diskutime për t’ia shitur të njëjtin sistem Turqisë dhe Iranit.
Një ditë më parë, ambasadori rus në Liban theksoi se forcat ushtarake të Putinit do të shkatërronin në ajër çdo raketë të nisur për në Siri duke goditur gjithashtu edhe anijet nga të cilat ato nisen.
Ky ishte një kërcënim direkt ndaj SHBA, e cila ka dërguar në zonë një numër të madh anijesh dhe avionësh në pritje të sulmit me raketa “Tomahawk” ndaj regjimit të Asadit.