Fillimisht duhet ta bëjmë të qartë se pothuajse të gjitha pemët dhe perimet janë të domosdoshme dhe të shëndetshme për organizmin.
Mirëpo, pemët dhe perimet që po ua paraqesim më poshtë si të rrezikshme, kanë të bëjnë me mënyrën se si rriten dhe pastaj pasohen në treg, përkatësisht për pesticidet që përdoren, transmeton Indeksonline.
Mollët. Rreth 80% e mollëve që shiten në treg lyhen me një lloj yndyre që njihet me emrin “diphenylamine” e që e ruan lëkurën e tyre nga prishja dhe nxirja. Kjo materie është jashtëzakonisht e dëmshme dhe madje kancerogjene. Rreziku më i madh u kanoset fëmijëve.
Dredhëzat. Dredhëzat e shitura në treg përmbajnë një numër të madh të pesticideve të cilat shkaktojnë çrregullim hormonal por mund të shkaktojnë edhe kancer.
Pjeshkat dhe nektarinat. Të tillat të shitura në treg përmbajnë dy përbërës shumë të rrezikshëm të njohur si “dicloran” dhe “acephate”.
Spinaqi. Është një burim i pashmangshëm i hekurit por i tilli që shitet në treg përmban disa lloje pesticidesh që i sjellin dëme zhvillimit të trurit sidomos te fëmijët.
Specat zile. Rreth 15 pesticide janë gjetur në këtë lloj specash.
Trangujt. Mund të ju tingëllojë e çuditshme mirëpo 86 lloje të ndryshme të pesticideve janë evidentuar në tranguj e që janë fajtorë për komplikime të ndryshme shëndetësore./Indeksonline/