Aktuale

Këto janë komunat me rastet pozitive me COVID-19

172 raste të reja me koronavirus janë shënuar në 20 komuna të vendit, raporton Gazeta Express

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka publikuar të dhënat e fundit rreth COVID-19.

Sipas njoftimit të IKSHPK’së, janë shënuar 172 raste të reja, në 20 komuna të Kosovës.

Komuna që prin me rastet pozitive është Prishtina me gjithsej 78 persona të infektuar, pasuar nga Gjilani me 19, Mitrovica me 15.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 78 raste, komuna Gjilan 19 raste, komuna Mitrovicë 15 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Pejë 8 raste, komuna Viti 7 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Drenas 5 raste, komuna Obiliq 5 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Kamenicë 3 raste, komuna Lipjan 3 raste,  komuna Podujevë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Gjakovë, Istog, Klinë, Prizren dhe Shtime”, theksohet në njoftimin e IKSHPK’së.

the authorGazetaKNN