Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka publikuar raportin e gjendjes për koronavirus, gjatë një dite në Kosovë.
Në 24 orët e fundit nga Covid-19 ka vetëm një të vdekur, ndërsa numri i të shëruarve është po ashtu më i lartë se i të infektuarve. Me 159 të shëruar dhe 119 raste pozitive.
Prishtina me gjithëse ka ulje të rasteve pozitive vazhdon ta ketë numrin më të madh në gjithë komunat e Kosovës.
“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 36 raste, komuna Gjilan 14 raste, komuna Vushtrri 10 raste, komuna Mitrovicë 9 raste, komuna Skenderaj 9 raste, komuna Podujevë 8 raste, komuna Drenas 7 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Pejë 2 raste dhe me nga një rast komunat Gjakovë, Kaçanik, Klinë, Lipjan, Shtime, Suharekë dhe Viti”, thuhet ne njoftim.