Edhe pse nuk është veçanërisht e shijshme dhe ka shije të hidhur, lëngu i lakrës ka përfitime të mëdha për shëndetin e gjithë organizmit.
Lakra është një burim shumë i mirë i fibrave. Ky është një burim i shkëlqyer i përbërësve të ndryshëm ushqyes, përfshirë vitaminat K, E, C, B1, B6, hekur, squfur, magnez, jod dhe kalcium.
Hulumtimet kanë treguar se konsumi ditor i lëngut të lakrës mund të përmirësojë shëndetin tuaj dhe të zvogëlojë rrezikun e zhvillimit të një sërë sëmundjesh, transmeton KosovaPress.
Zvogëlon rrezikun nga krijimi i kancerit
Lëngu i lakrës ka një efekt të fuqishëm antikancer dhe zvogëlon rrezikun e kancerit të gjirit, zorrës së trashë, të mëlçisë, të mushkërive.
Forcon imunitetin
Hulumtimet kanë treguar se lakra forcon imunitetin dhe zvogëlon rrezikun e infeksioneve të ndryshme. Lëngu i lakrës është gjithashtu shumë i mirë për zbutjen e simptomave alergjike.
Mbron shëndetin e zemrës
Lakra është një burim shumë i mirë i selenit që zvogëlon rrezikun e zhvillimit të sëmundjes kardiovaskulare, presionit të lartë të gjakut, zemrës dhe sulmit në tru.
Ndikon në punën e trurit
Falë përmbajtjes së lartë të vitaminës K, lakra mund të përmirësojë koncentrimin, fokusin dhe kujtesën.