Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka zbuluar para gazetarëve marrëveshjen e përbashkët për Demarkacionin, me presidentin e Mali të Zi.
Përmes kësaj deklarate dy presidentët u kanë bërë thirrje deputetëve që ta votojnë marrëveshjen e nënshkruar ndërmjet dy vendeve në gushtin e vitit 2015.Këtë marrëveshje e kishte nënshkruar Thaçi si zëvendëskryeministër dhe ministër i punëve të jashtme të Kosovës.
Ka thënë se me Filip Vujanoviqin janë pajtuar që të ratifikohet në Kosovë kjo marrëveshje dhe se me ratifikimin e kësaj do të respektohen parimet për marrëveshjen e nënshkruar më herët.
“Kjo deklaratë bënë thirrje për përmbylljen e kësaj marrëveshje dhe më pas përmes grupeve punuese do të rishikohet kjo”, ka thënë presidenti.
Pastaj sipas tij, grupet punuese prej dy shteteve do t’i shqyrtojnë çështjet e kontestuara.
Kjo deklaratë e dy presidentëve erdhi pas vizitës dy ditëshe të kryeministrit malazez, Dushko Markoviq./Express/