Në rrjeti social Facebook, një qytetare nga Shqipëria e ka publikuar një listë të barnave për të cilat thotë se kanë nevojë urgjente në Thumanë.
Sipas saj, ilaçet mund të dërgohen tek Teatri Kombëtar, Sheshi Nënë Tereza, Stadiumi “Niko Dovana”, në Durrës apo direkt në Thumanë.
“Po ndaj me ju një listë me ilaçe dhe pajisje mjekësore që nevojiten urgjentisht në Thumanë. Kontaktoni farmaci e depot që njihni për ndihmë. DO SUGJEROJA TË MOS I DERGONI VETË POR TË FLISNI ME FARMACISTË DHE MJEKË QË JETOJNË NË THUMANË PËR TË SHMANGUR PROBLEMET!! Mund ti çoni tek Teatri Kombëtar, Sheshi Nënë Tereza, Stadiumi “Niko Dovana” në Durrës ose direkt në Thumanë. Duhen fizioterapistë vullnetarë sepse ka tetrapelgjikë dhe paraplegjikë. Midis tyre, Anteo (djalë i vogël në karrocë)”, shkruan ajo.
Më poshtë është lista e barnave dhe aparaturave mjekësore që kërkohen ajo përmes FB:
Karrocë
Aparat diabeti
Uturak
Shtrat Ortopedik
Pompë azmatike
Pompë shpuese
Aspirinë zemre
Amlodipine (Norvasc)
Atenolol
Qetësues
Qafore
Ilaç për dhimbjen e kokës
Tegretol
Ilaçe për tensionin
Abizol
Salospir
Insidal
Ibuprofen
Fluomed
Librian
Riscon
Siofor
Maninil
Enap
Aparat diabeti
Herbifit
Ateroz
Tritace
Biosensor (fisha)
Naproksen
Medrol Oral
Kompleks Omega
Metropolol