Këngëtarja Adelina Emini gëzon një familje të madhe.
Në një fotografi të postuar në Facebook, nga motra e saj Njomza Emini, kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, shihen se motrat Emini janë mbledhur bashkë për kafe.
Në foto vërehet edhe ngjashmëria e madhe mes tyre. Përpos Adelinës dhe Njomzës, e njohur për publikun është edhe Vjosa e cila është këngëtare gjithashtu.
Po ashtu, këto motra njihen edhe si ndër femrat me karrierë të suksesshme./Gazeta Express/

Tags:adelina emini