Nëse keni shtetësi suedez, ju keni mundësi të udhëtoni pothuajse në gjithë botën, pasi suedezët mund të udhëtojnë në 158 vende të ndryshme pa pasur nevojë për vizë, shkruan Business Insider.
Ky fakt ua bën suedezëve udhëtimet ndërkombëtare më të lira dhe më të lehta, për dallim nga qytetarë të shumë vendeve tjera siç janë ata të Afganistani, të cilët mund të udhëtojnë vetëm në 24 vende pa viza, transmeton Telegrafi.
Këto dallime drastike janë zbuluar në indeksin e pasaportave, ku renditen vendet në bazë të numrit të kombeve që i ka brenda vendit, dhe faktin që qytetarët e saj mund të udhëtojnë pa patur nevojë për vizë.
Këto janë 13 vendet me pasaportat më të fuqishme, ku qytetarët e tyre mund t’i vizitojnë shumë vende pa pasur nevojë për vizë. /Telegrafi/
Norvegjia – 156 vende

Koreja e Jugut – 156 vende

Belgjika – 156 vende

Holanda – 156 vende

Italia – 156 vende

Danimarka – 156 vende

Mbretëria e Bashkuar – 157 vende

Spanja – 157 vende

Zvicra – 157 vende

Franca – 157 vende

Finlanda – 157 vende

Suedia – 158 vende

Gjermania – 158 vende





















