Miliona njerëz në mbarë botën kanë probleme me kilogramët e tepërt, sidomos në pjesën e stomakut. Dhe për t’i luftuar kilogramët e grumbulluar në stomak ekspertët e ushqimit sugjerojnë të hani sa më shumë fruta, pasi ato përmbajnë shumë pak kalori dhe janë të pasura me lëndë të tjera ushqyese shumë të rëndësishme për trupin. Ne ju sjellim disa prej tyre që janë më efikase në këtë drejtim, transmetn “Zeri.info”.
Avokadoja
Është e pasur me acide yndyrore omega 9, që janë të shëndetshme për trupin. Kjo frutë ndihmon trupin të konvertojë yndyrën në energji, duke rritur kështu metabolizmin. Ai kontrollon gjithashtu oreksin duke ju dhënë ndjesinë e ngopjes.
Qitroja
Sasia e lartë e ujit te kjo frutë ndihmon për pastrimin e sistemit dhe ju mban të hidratuar. Qitroja përmban gjithashtu enzima që djegin yndyrën, prandaj cilësohet si superushqimi për të rënë në peshë. Konsumojeni atë çdo ditë për t’u dobësuar.
Molla
Një mollë në ditë mban kilet e tepërta larg. Kjo frutë është e pasur me përbërës jo të tretshëm, si fibër dhe polifenolët, të cilët nxisin rritjen e baktereve të mira në trup duke ndihmuar kështu në humbjen e peshës. Mollët janë gjithashtu të pasur me vitaminën C, antioksidues dhe minerale që ju japin energji dhe ndihmojnë për të humbur perimetrin e belit.
Shega
Pjesë e frutave që ndihmojnë për të rënë në peshë është edhe shega. Kjo frutë përmban polifenolë që rrisin metabolizmin. Ai ndihmon gjithashtu për nxjerrjen nga trupi të toksinave.
Boronicat
Janë një nga frutat më të mira për djegien e yndyrës. Ato përmbajnë sasi të lartë të antioksiduesve që ndihmojnë për rënien në peshë. Këto fruta përmbajnë gjithashtu lëndë të ndryshme ushqyese që rrisin metabolizmin dhe djegin kaloritë.
Vitaminat: B, C, E
Proteinat: 68g
Mineralet: Hekur, krom, selen