Ka lloje të ndryshme të çrregullimeve të lëkurës, të cilat shfaqen si shkak i faktorëve të ndryshëm. Mbi të gjitha, qëndrojnë, aknet, ekzema, kanceri i lëkurës, lythat, psoriasis.
Lajmi.net ju sjell informacione për shfaqjen e këtyre çrregullimeve.
Aknet janë një çrregullim shumë i zakonshëm i lëkurës. Më së shpeshti shfaqen në fytyrë, qafë, krahë dhe shpinë. Dhe vijnë në shumë forma.
Ekzema është një çrregullim kronik i lëkurës i cili shfaqet tek njerëzit e të gjitha moshave. Shfaqet përmes kruarjes dhe lëndimit.
Kanceri i lëkurës është më i shpeshti nga të gjithë llojet e kancerëve në botë. Mund të dëmtojë secilën pjesë të trupit, dhe vjen si rezultat i ekspozimit të tepërt në diell,
Psoriasis është një çrregullim kronik dhe gjenetik i lëkurës. Dëmton edhe lëkurën edhe nyjet e personit i cili e ka këtë çrregullim.
Lythat janë të shëmtuar dhe ju bën të ndiheni me turp që i keni ata. Ata zakonisht shkaktohen nga një infeksion i quajtur virusi papilloma./Arbresh.info/