Vrasja me kallashnikov e studentit Valon Sadiku në afërsi të Gjimnazit në Mitrovicë, është kryer nga djali i dy prindërve me pozita të larta publike.
Veriu.info mëson se vrasjen e ka kryer Valdrin Beqiri, i cili është djali i E. Beqirit, zyrtar financiar në Kuvendin e Kosovës.
Dorasi është po ashtu djalë i V. Beqirit, asambleiste e PDK-së në Kuvendin e Komunës së Mitrovicës.
Ndërkohë, policia ka konfirmuar se ka arrestuar një person të dyshuar për vrasjen e 21 vjeçarit.