Kuriozitete

Me këtë plan kursimi mund të bëheni milioner deri në moshën 65 vjeçare

Shumë njerëz besojnë se mënyra e vetme për t’u bërë i pasur është të lindësh në një familje të pasur ose të fitosh lotarinë. Por, a shkon “parja te parja”?

Shumica besojnë se kjo nuk është e vërtetë – pasi ka një mënyrë se si të bëhesh milioner deri në moshën 65 vjeçare pa qenë plotësisht i pasur që nga fillimi.

Në mënyrë që të bëheni të pasur duhet të investoni – sa më shpejt aq më mirë. Sipas këshilltarit financiar David Bach, “Të bëhesh i pasur nuk është asgjë më shumë se sa të përkushtohesh dhe t’i qëndrosh një plani sistematik kursimi dhe investimi. Nuk keni nevojë për para për të bërë para”, shkruan David në librin e tij “Çiftet e Mençura Përfundojnë të Pasur”.

“Thjeshtë duhet t’i merrni vendimet e duhura – dhe të veproni”, thotë ai, transmeton Gazeta Express.

Për të demonstruar mundësinë e krijimit të pasurisë, Bach krijoi një tabelë e cila tregon se sa shumë para duhet të kurseni çdo ditë, muaj ose vit për t’i pasur 1 milion dollarë në llogarinë tuaj bankare deri në moshën 65.

Tabela supozon se po filloni me zero dollarë të investuara – dhe gjithashtu supozon një kthim vjetor prej 12%. Edhe pse numrat në tabelë nuk janë ekzakt (për arsye të natyrshme, nuk përfshin ndikimin e taksave), ata ju japin një ide se si të kurseni pak dollarë (ose euro) çdo ditë për të bërë një diferencë të madhe gjatë kohës, sidomos nëse jeni duke kursyer në moshë të re.