Adhuruesit e bukës së bardhë, të freskët dhe të butë janë të apasionuar pas saj. Para dhjetë viteve ky produkt ushqyes përfundoi në listën e ushqimeve të padëshirueshme në dietë, dhe se ata që nuk mund ti rrezistojnë asaj, janë të detyruar të konsumojnë bukën e zezë, të fortë, integrale dhe me fara.
Shpëtimi vjen nga Singapori. Profesor Zhou Veibjao, specialist i dietës ushqyese në Univerzitetin Kombëtar të Singaporit, zbuloi diçka revolucionare – bukë me ngjyrë vjollcë.
Sipas pohimeve të deritanishme të nutricionistëve, buka e bardhë ishte e vendosur në listën e zezë, sepse thjeshtë tretet shumë shpejt. Si rezultat i kësaj, sheqeri që gjendet në bukë arrin të depërtojë në gjak, duke kthyer ndjenjën e urisë shumë shpejt, por edhe të rezultojë në trashje. Si shkak kryesor ëshët niseshteja, gjë që profesor Zhou ka eksperimentuar dhe zbuluar se zgjidhja mund të reduktohet me anë të anthocyanin-eve, pigment natyral i pasur me vlera të larta të antioksidantëve.
Çelësi i gjithë kësaj qëndron në ndjesinë e ngopjes
Miellit të bardhë i është shtuar anthocyanin, i ekstraktuar apo nxjerrë nga orizi i zi. Është rezultuar se pigmenti anthocyanin nuk ndryshon aspak shijën dhe cilësitë e mrekullueshme të bukës së bardhë, ndërsa në reaksionet kimike me enzimen e niseshtes, duket se buka e tillë tretet më ngadalë për rreth 20%, dhe se keni ndjesinë e ngopjes për një kohë shumë më të gjatë.
Kjo lloj buke ende nuk është ekspozuar në shitje, por duke e gjykuar për nga interesimi i madh që mund të ketë vitin e ardhshëm, do të shohim se me sa kënaqësi do të kompenzojmë bukën e bardhë me atë ngjyrë vjollcë, duke u referuar në përfitimet që sjell./femra.net/