Deri me 3 prill kishin afatin ligjorë zyrtarët shtetërorë për ta deklaruar pasurinë e tyre në Agjencinë Kundër Korrupsion.
Afati tashmë ka përfunduar ndërsa shumë zyrtarë nuk e kanë deklaruar pasurinë e tyre, për të cilën obligohen ligjërisht.
Në dokumentin e siguruar nga Gazeta Blic pasurinë nuk e kanë deklaruar një numër i madh i zyrtarëve, përfshirë edhe zyrën e kryeministrit Haradinaj, nga e cila pasurinë nuk e kanë deklaruar 3 zyrtarë.
Gjithashtu afatin ligjor nuk e kanë respektuar edhe zyrtarë nga Ministria e Bujqësisë, Ministria e Kulturës, Komuna e Gjilanit, ajo e Drenasit, e Klinës, Malishevës e Obiliqit, Rahovecit e Skenderajt.
Më poshtë gjeni listën e plotë të zyrtarëve që nuk e kanë deklaruar pasurinë, të atyre që e kanë deklaruar jashtë afatit të rregullt dhe zyrtarët që nuk kanë deklaruar pasurinë në afatin e rregullt vjetor për arsye shëndetësore dhe të tjera./GazetaBlic/