Aktuale

Këta janë ministrat nga komuniteti serb

Serbët në qeverinë e ardhshme të Kosovës do të udhëheqin tri ministri.

B92 shkruan se komunitetit serb do t’i takojë Ministria e Bujqësisë, Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal dhe ajo e Kthimit.

Ministër i Kthimit pritet të jetë Dalibor Jevtiq, Ivan Todosijeviq pritet të udhëheqë Ministrinë e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, derisa emër i ri në Qeverinë e Kosovës do të jetë Nenad Rikalo, përfaqësues i deritanishëm i Listës Serbe në KQZ, i cili pritet të udhëheqë Ministrinë e Bujqësisë.

Më herët është bërë e ditur se njëri prej tyre do të jetë edhe zëvendëskryeministër, shkruan B92.