Një aksion i Njësive Speciale të Policisë dje në lagjen Kalabria të Prishtinës ka rezultuar me arrestimin e katër personave. Tre prej tyre kanë qenë të huaj, kurse një kosovar.
Kjo është konfirmuar mbrëmë edhe nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
“Aksioni ka rezultuar me ndalimin e katër personave të dyshuar, tre shtetas të huaj dhe një kosovar. Veprimet e mëtejshme janë në process nga autoritetet për kompletim”, tha Hoxha.
Prej katër të arrestuarve, dy kanë qenë nga Mali i Zi.
Gazeta malazeze ka zbuluar se të arrestuar janë Mari Milosheviq dhe Djorgje Paviçeviq.
Mario Millosheviq ishte i arrestuar për një vrasje në Cetinje të Malit të Zi