ShowBiz

“Këta janë komandantët e Facebook-ut” (Foto)

E ashtuquajtura ‘diva’ e muzikës sonë, Adelina Ismajli më në fund është lajmëruar për publikun.

Në faqen e saj zyrtare në Facebook, ajo i ka bërë një lloj kundërpërgjigje, të ashtuquajturve “Komandantëve të Facebook-ut”, shkruan lajmi.net.

Meqë diskutimi rreth themelimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është kthyer në temë diskutimi, nuk mundi të mos përfshihej edhe Adelina në këtë mes.

Pasi gazetari Milaim Zeka, ironizoi përmes një statusi rreth themelimit të UÇK-së dhe futjen e këngëtares në këtë ‘mesele’, duke e quajtur si kryekomandante, erdhi reagimi edhe nga e apostrofuara.

“Meqenëse u kthye në trend të flitet për ushtrinë e Kosovës: Miq, ju përshendes me një foto nga fundi i 1996, atëherë kur edhe unë si vajzë 17 vjeqare e Prishtinës e njihja krijimin e UÇK-së. Dhe guxoja ti kendoja,e vetmja… Sa do të kisha dashur që atëhere ti kisha njohur disa “gjeneralë” të facebookut (Milaim Zeka, Berat Buzhala, e qesi qe po më kushtojnë statuse…) do ti thërrisja të vinin të më ruanin mua nga policia sërbe. Por, duke i njohur si i njoh sot, rrezik se do të përfundonin nën fustanin tim (në këtë rast nën pantallonat e ushtrisë) Chill, se dada vjen apet ?A.I.” shkruan Adelina në Facebook.

Sipas saj “Komandantët e Facebook-ut”, të cilët po e përmendin nëpër statuse janë Milaim Zeka dhe Berat Buzhala.

Ajo la një mesazh të fortë për ata që mendojnë se ajo nuk do të rikthehet në skenë “Chill, se dada vjen apet”.

Kujtojmë se Adelina është në pritje të fëmijës së parë dhe po jeton në Zvicër bashkë me partnerin e saj Valin. /Lajmi.net/