Televizioni publik i Kosovës, kanali në gjuhën serbe, ka bërë publik emrat e tre ministrave serbë që do të jenë pjesë e Qeverisë Haradinaj.
Njëri nga ta është ish-ministri, Dalibor Jevtiq, që do të vazhdojë të udhëheqë me ministrinë e Kthimit dhe Komuniteteve.
Ministër tjetër nga serbët është Ivan Teodosijeviq, që po ashtu do të vazhdojë ta udhëheqë ministrinë e Administrimit dhe Pushteti Lokal.
Ndërsa ministër për herë të parë do të jetë Nenad Rikalo që do drejtojë ministrinë e Bujqësisë.
klankosova.tv