Kryesia e PDK-së është mbledhur sot për të diskutuar për emrat që kryetari I partisë ka propozuar për të qenë pjesë e Qeverisë Haradinaj.
Burime brenda Kryesisë së PDK-së kanë bërë të ditur se disa emrat e propozuar mbrëmë e që janë ndryshuar sot.
Kështu që Enver Hoxhaj është kandidat pwr zëvendëskryeministër, Bedri Hamza për ministër të Financave, Uran Ismajli për Shëndetësi, Besim Beqaj Inovacion dhe Ndërmarrësi, Dhurata Hoxha ministre e Integrimeve, Abelard Tahiri, ministër i Drejtësisë dhe Kujtim Gashi ministër i Kulturës./KosovaPress/