Aktuale

Këta janë anëtarët e emëruar për Agjencinë Kosovare për Akreditim

Qeveria e Kosovës ka emëruar sot bordin prej 9 anëtarësh të Agjencisë së Kosovës për Akreditim.
Shyqyri Bytyqi, ministër i Arsimit, ka thënë se anëtarët e zgjedhur në këtë bord janë profesionistë dhe i kanë plotësuar të gjitha kriteret e parapara.

Ai ka njoftuar se pjesë e anëtarëve të bordit janë edhe tre ndërkombëtarë.

Kujtojmë se shkarkimi i bordit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë që Kosova të përjashtohet nga Komiteti i Regjistrit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR)