Shëndetësi

Këta dy përbërës luftojnë migrenën

Migrena për shumë njerëz mund të jetë një makth. Ndërkohë që nuk ka një metodë mjekësore që mund ta kurojë atë përfundimisht.

Fatmirësisht, duket se njerëzit kanë gjetur një metodë natyrale për kurimin e saj që sipas tyre lehtëson dhimbjet dhe për këtë nuk u nevojiten shumë përbërës.

Mjafton uji, lëngu i shtrydhur i një limoni dhe dy lugë çaji kripë, transmeton “Zeri.info”.

Të gjithë këta përbërës i kombinoni dhe pastaj e pini atë. Prisni për disa minuta. Gjërat që ju duhet të mbani në mendje kur zgjidhni këta përbërës përfshijnë atë se kripa duhet të jetë e kualitetit të mirë.

Ngrënia e kripës është provuar se rrit nivelet e serotoninit. Kjo ndihmon për të ndaluar dhimbjen dhe inflamacionin.

Elektrolitet në trupin tonë janë përgjegjës për të ndihmuar që të kryhen disa nga proceset më të mëdha në trup, duke përfshirë mbështetjen e funksionit nervor, rregullon sistemin kardiovaskular dhe rregullimin e funksionit të muskujve.

Kur ju jeni në fazë të çekuilibrit, dhimbja e kokës mund të vijë. Ndërsa kripa është burim i mineraleve të cilat më pas veprojnë si elektrolite.

Lëngu i limonit shërben për të përmirësuar mungesën e vitaminave. Sasia e vitaminës C në lëngun e limonit mund të trajtojë problemin e mangësive në vitamina. /ZËRI/