ShowBiz

Kështu u surprizua Remzie Osmanit nga reja e saj

Remzie Osmani është këngëtare mjaft e dashur për publikun, shkruan GazetaBlic.

Edhe pse e angazhuar me koncerte të shumta si brenda dhe jasht vendit, përkushtimi ndaj familjes nuk ka munguar kurrë.

Vitin e kaluar ajo fejoi djalin e saj të vetëm, Hamin, i cil u fejua me bukuroshen Gëzime Krasniqi.

Fejesë, por që ngjasonte me një dasmë, pasi ishte tejet madhështore ku kishte shumë këngëtarë të ftuar për të argëtuar të pranishmit.

E për 8 mars, si nënë e dy fëmijëve që është, nuk kanë munguar dhuratat nga ana e tyre për të. Por, kësaj radhe u është bashkangjitur dhe reja e saj.

Ata i kanë dhuruar asaj një lule orkidea si dhe një buqetë me trëndafila të kuq, e padyshim që nuk ka munguar falenderimi nga ana e Remzies përmes fotografisë së publikuar në Instagram.