Aktuale

Kështu u prit Erdogan me bashkëshorten nga Vuçiq

Kryeministri turk Recep Tayyip Erdogan mbërriti në Beograd mbrëmë dhe sot ai zyrtarisht do të fillojë një vizitë dy-ditore në Serbi.

Një mirëseardhje solemne për Presidentin turk u mbajt mbrëmë në aeroportin e Beogradit. Erdogan arriti në Beograd me gruan e tij, por ai u prit nga homologu i tij serb Aleksandar Vucic, Kryeministrja Ana Brnabic dhe Ministri i Jashtëm Ivica Dacic, Ministri i Brendshëm, Nebojsa Stefanovic dhe anëtarë të tjerë të Qeverisë Së Serbisë.

Në aeroport, presidentin turk, kishin dalë për ta nderuar edhe një djalë dhe një vajzë të veshur me kostum kombëtar serb.

Mediat serbe raportojnë se Vucic dhe Erdogan sot do të nënshkruajnë disa marrëveshje në mes të Serbisë dhe Turqisë, transmeton gazetametro.net.

Të dy presidentët pastaj do të kthehen në një konferencë të përbashkët për shtyp.

Vuçiç dhe Erdogan pastaj do të marrin pjesë në mbylljen e Forumit të Biznesit të Serbi – Turqi, ku ata do t’u drejtohen pjesëmarrësve dhe do të marrin pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit.

Nesër, Erdogan do të vizitojë Novi Pazarin, qendër e rajonit të Sanxhakut në Serbi e banuar kryesisht me myslimanë.