Këngë e valle në Gërmi, festojnë ditën e punëtorëve.
Disa protestuan e të tjerët festuan.
Autobuset e linjës 4 në Prishtinë sot ishin të stërmbushur me qytetarë. Aq shumë sa që nuk kishte vend as për këtë grua, e cila mbante qese të rënda në dorë.
Përveç kësaj, kishte kolonë të gjatë për në Germi.
Disa kishin preferuar autobusin, disa biçikletën, e të tjerët ia kishin mësyrë në këmbë.
Por të gjithë kishin një destinacion, Parkun e Gërmisë, raporton T7.
E atje që nga hyrja dëgjohëj muzikë. Brenda parkut të rinj e të moshuar kishin kapur vallën. Tupanat e fyelli nuk po ndalej.
E përkundër që u bënë pjesë e këtij organizimi që bashkon qytetarët në valle sikur të ishin të një familje, disa nga të pranishmit po thonë se gjithë ky gëzim nuk do duhej të ndodhte.
Ani pse sot e kishin pushim, kishte nga ata që u lodhen edhe sot pasi kishin ardhur që nga orët e hershme të mëngjesit.
E lojërat ishin nga më të ndryshmet. Kishte edhe nga ato të veçantat.
E si duket numri më i madh i njerëzve ishin tek festa se tek protesta.
Këta me gjasë do shihen prapë 1 Majin e ardhshëm, për të hedhur prapë valle.