Aktuale

Kështu do të jetë moti këtë fundjavë

Në fundjavë, rajoni ynë do të jetë nën ndikimin periferik të fushave anticiklonike të stacionuara mbi Mesdhe, derisa masa më të ngrohta ajrore do të sjellin mot më të butë.

Këtë fundjavë do të mbajë mot më i butë, kryesisht me diell, por në mëngjes do të ketë ende  ngrica, e në vise të ulëta mjegull, që vende-vende mund të qëndrojë më gjatë edhe ditën.

Në fillim të javës së ardhshme, një front i ftohtë nga veriu i kontinentit pritet të depërtojë mbi rajon, që do të sjellë mot më të ftohtë dhe rënie të temperaturave.  Në mbrëmjen e ditës së hënë vende-vende priten reshje të dobëta shiu dhe bore, që mund të vazhdojnë edhe të martën në mëngjes.
Në fundjavë temperaturat minimale do të luhaten nga -5C deri në -4C, e ato maksimale do të rriten deri në 10C.  Në vise ku mjegulla do të qëndrojë edhe gjatë ditës, maksimalet do të jenë më të ulëta.  Në fillim të javës së ardhshme, maksimalet do të zbresin deri në +2C, e minimalet deri në -7C.
Era do të fryejë drejtimesh të ndryshme nga jugperëndimi dhe verilindja 2-5m/s, ndërsa shtypja atmosferike do të pësojë rënie, por do të mbetet mbi vlera normale.