Aktuale

Kështu raportojnë mediat serbe për Gjeneralin me prejardhje nga Kosova të përfshirë në puçin kundër Erdoganit

Përfshirja e gjeneralit me origjinë nga Kosova, Adem Huduti, i cili akuzohet se ishte pjesë e grusht shtetit kundër Rexhep Taip Erdoganit, është përfshirë edhe në mediat beogradase.

E përditshmja “Kurir” në numrin e sotëm ka publikuar disa fakte rreth Hudutit të titulluar; “SVET JE MALI Puč u Turskoj vodio albanski general s Kosova”

Ndër të tjera, aty raportohet për arrestimin e gjeneralëve dhe oficerëve dhe ushtarëve të cilët pretenduan një grushti shteti në Turqi, transmeton Indeksonline

“Gradën më të lartë në mesin e zyrtarëve të arrestuar e kishte edhe  gjenerali Adem Huduti, i cili është lindur në Kosovë”, shkruan kjo medie.

Ndryshe, Huduti kishte postin e  komandantit të Ushtrisë së Dytë, pjesë e Këmbësorisë së Forcave të Armatosura të Turqisë.

Vlen të theksohet se ai një pjesë të fëmijërisë e kaloi në fshatin Reçan të qytetit të Prizrenit.