Hedhja e raketës balistike nga Koreja Veriore ka bërë që alarmet të bien nëpër Japoni.
Raketa fluturoi mbi ishullin Hokkaido para se të binte në veri të Oqeanit Paqësor, transmeton Express.
Kjo është raketa e katërt që Koreja Veriore e ka shkrepur në katër ditët e fundit dhe mund të shihet si mesazh.
Tre mijë e 500 trupa japoneze dhe amerikane sapo i kanë përfunduar stërvitjet ushtarake në Hokkaido dhe ushtria amerikane dhe ajo e Koresë Jugore janë duke mbajtur lojëra vjetore të luftës të cilat Koreja Veriore i sheh si provokim. /Express/