Tolgahan Sayisman është një nga aktorët më të njohur të kinematografisë turke.
Ai njihet për rolet e tij në shumë telenovela turke, ndërsa është i martuar me bukuroshen shqiptare, Almeda Abazi, shkruan lajmi.net.
Së fundi, aktori ka qenë për herë të parë në Shqipëri, ku ishte i ftuar special në natën finale të “Dancing with the Stars”.
Në një fotografi që ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram, Tolga ka promovuar bregdetin e Durrësit.
Kujtojmë që Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë në shkurt të vitit të kaluar. /Lajmi.net/