Aktuale

Kështu po përgatitet Amerika ta “heqë qafe” diktatorin Kim Jong Un

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë marrë mesazhin e diktatorit të Koresë së Veriut për 4 raketat balistike të hedhura shumë pranë bregdetit të Japinisë.

“Daily Mail” shkruan sot se SHBA-të kanë rritur ndjeshëm praninë ushtarake në gadishullin korean dhe se sot ka mbërritur në Korenë e Jugut një aeroplanmbajtëse e fuqishme që pritet të marrë pjesë në një fushatë për t’i treguar forcën Koresë së Veriut.

Më shumë se 80 aeroplanë, avionë luftarakë F/A-18F, super hornet, e E-2C Haëkeye ndodhen në bordin e aeroplanmbajtëses.

Agjencia e lajmeve “Yonhap” e Koresë së Jugut thotë se prania e shtuar ushtarake është pjesë e një plani për të “hequr qafe” diktatorin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un.

Një zyrtar i lartë i ushtrisë, që ka dashur të mbetet anonim ka deklaruar se: “Forcat ushtarake do të kenë disa misione për të depërtuar në veri, atje ku pritet të godasin objekte të rëndësishme të Koresë së Veriut”.