Që nga e shtuna e kaluar Ramush Haradinaj, është zgjedhur nga Kuvendi si kryeministër i Kosovës, ndërsa sot e merr edhe zyrtarisht detyren e re.
Derisa Haradinaj, është i angazhuar në politikë dhe do të filloj punën në postin e ri, familja e tij po vazhdon normalisht jetën si ditëve të tjera.
Kështu në mëngjesin e ditës së hënë, bashkëshortja e tij Anita, si çdo ditë tjetër i ka përciellur fëmijët e tyre për në shkollë, shkruan Magazina.al
Ajo ka publikuar një fotografi, ku shihet duke i dërguar tre fëmijët e saj në shkollë, ndërsa në praninë e tyre nuk është edhe kryeministri Haradinaj./Magazina.al/