Është njëra ndër aktoret më të pëlqyera në serialin vendor ‘Çka ka Shpija’.
Bëhet fjalë për Gresa Pallaskën e cila ka rolin e Rabijes, gruas së Xhekut në serialin e lartëpërmendur, që vazhdon të sjellë humor dhe atraktivitet çdo javë. Përveç jetës artistike, në përditshmëri Gresa shfaqet tejet elegante.
Në imazhin e fundit që ka publikuar ajo duket e mahnitshme, gjersa mban në duar një buqetë me lule, e në këtë mënyrë fillon dita për të.
Ndryshe, Pallaska shquhet si një aktore mjaft e zonja e cila është pjesë e shumë shfaqjeve teatrale dhe serialeve vendore, madje ajo është edhe ligjëruese në një nga universitetet private në vendin tonë.