Aktuale

Kështu duket salla ku do të mbahet debati për demarkacionin (Foto)

Në ambientet e Kuvendit të Kosovës, nesër do të mbahet debati për marrëveshjen e demarkacionit mes Kosovës dhe Malin e Zi.

Në pjesën lart në ballë të sallës do të ulet kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli i rrethuar nga nënkryetarët e Kuvendit, shkruan Gazeta Express.

Ndërsa në dy krahët në ballë të sallës do të ulen anëtarët e Komisionit Shtetëror dhe anëtarët e ekipit të propozuar nga deputeti i LDK’së, Shpejtim Bulliqi.

Në pjesën tjetër të sallës do të ulen deputetët e Kuvendit të Kosovës, përfaqësues të institucioneve relevante që do të japin kontributin e tyre në debat dhe ambasadorët e akredituar në Prishtinë.

Ndërkaq, në pjesën e sipërme të sallës do të ulet presidenti i vendit Hashim Thaçi dhe kryeminsitri Isa Mustafa./GazetaExpress/