ShowBiz

Kështu duket Adelina Tahiri pas lindjes

Para pak javësh këngëtarja nga Maqedonia, Adelina Tahiri u bë nënë për herë të parë.
Ajo dhe avokati më i pasur në Maqedoni Serjozha Markov, u bënë prindër të një djali të quajtur, Jon, shkruan lajmi net.

Kështu, pak pas lindjes Tahiri solli disa imazhe të saj në të cilat shfaqet tejet atraktive e veshur në një palë tuta, ngjyrë hiri.

Këto janë fotografitë e para që këngëtarja 26 vjeçare i publikoi pas lindjes e cila tregon se është rikthyer në top-formë.

Adelina është gëzuar tejet shumë ku priti me muzikë dhe tupana ardhjen e djalit në jetë e që ka paralajmëruar edhe një këngë për të. /Lajmi.net/