Mot pjesërisht me diell dhe vranësira të shpërndara pritet të marrë në dy ditët në vijim në vend, sipas parashikimi të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.
Temperaturat minimale do të ulen nën vlerat e mesatareve shumëvjeçare, deri sa maksimalet e ditës do të ngritën dukshëm krahasuar me këto tri ditët e kaluara të javës. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 2-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 14-19 gradë Celsius.
Fundjava pritet të jetë me temperatura rreth 17-19 gradë Celsius. Gjatë ditës së diel pritet që në vend të depërtoj një front me masa të ngrohta të ajrit duke gjeneruar vranësira të çrregullta , të cilat parashihen të shoqërohen me reshje shiu.