Aktuale

Kështu DJ kosovar argëton gjermanët me ‘Vallën e Shotës’

‘Vallen e Shotës’ nuk e duan vetëm shqiptarët.
Madje, për këta tinguj muzikor të kompletuar në instrumental kanë dëgjuar edhe shumë popuj të tjerë, kur vallja u hodh nga Rita Ora në koncertin në Prishtinë, shkruan lajmi.net

E me këtë valle të kombinuar me një nga këngët e Unikkatil po argëtohen edhe gjermanët.

Ka qenë DJ kosovar që jeton dhe vepron në Gjermani, Geni Bronx i cili është shumë i kërkuar në klubet shqiptare por edhe ato gjermane ku lëshon muzikë shqip.

Ndonëse i ri në moshë, dëshirën për muzikën e ka treguar përmes të qenit DJ e këngët shqiptare që ua lëshon gjermanëve po iu pëlqejnë shumë.

Më poshtë e keni dhe një video të shkurtë nga atmosfera në një nga mbrëmjet muzikore që Geni Bronx ka mbajtur./Lajmi.net/