Ledri Vula padyshsim që është një nga këngëtarët më të mirë të momentit në Shqipëri e Kosovë.
Ai është shumë i dashur për publikun, dhe në instagramin e tij sa herë që poston diçka vërshojnë qindra komente. Së fundmi mamaja e reperit feston ditëlindjen.
Ledri nuk ka ngurruar që surprizën e bukur në mes të natës për mamane ta ndajë me fansat e tij.
Ai e ka befasuar Xheraldinën me buqeta të mëdha me lule dhe të dy kanë pozuar të buzëqeshur.
“Gëzuar ditëlindjen Nin. T’du.”- shkruan Ledri krahas fotos së të ëmës, e cila shfaqet e lumtur teksa mban në duar lulet që ia dhuroi i biri.