Aktuale

Kështu i arsyeton Presidenti dështimet e nxënësve në testin PISA

Presidenti Hashim Thaçi ka reaguar pas publikimit të rezultateve të testit PISA – i cili matë aftësitë e nxënësve të moshës 15 vjeç e ku për herë të parë ka marrë pjesë edhe e Kosova duke u radhitur shumë keq
Thaçi, i cili gjendjen e keqe në vend, në të shumtën e rasteve e lidh me pushtimin serb, edhe kësaj here e ka bërë të njëjtën.

Ai ka thënë se arsimi është diskriminuar gjatë.

Ky është postimi i tij:

Rezultatet e PISA-s dhe mangësitë e identifikuara në sistemin tonë arsimor duhet t’i marrim me seriozitetin më të madh.

Është e vërtetë që arsimi në Kosovë ka pësuar diskriminim dhe shkatërrim shumë gjatë. Pas luftës, urgjente ishte të ndërtojmë shkolla dhe ta përmirësojmë infrastrukturën e përgjithshme edukativo-arsimore.

Por, tash urgjencë është përmirësimi në të gjitha nivelet i kualitetit të arsimit në Kosovë.

Fëmijët tanë duhet t’i përgatisim, t’i bëjmë më të shkathtë dhe më konkurrues me bashkëmoshatarët e tyre nga tërë bota. HTH. /Express