Aktuale

Këshilltarja i del në mbrojtje ministrit të Arsimit

Violeta Dema, këshilltarja e jashtme e ministrit të arsimit Shyqyri Bytyqi i ka reaguar Blerim Rexhës, ish-kryetarit të bordit të Agjencisë së Akreditimit, i cili gjendjen e krijuar në AKA e ka quajtur shkatërruese.

E që ka kërkuar edhe dorëheqjen e ministrit.

Dema e ka akuzuar Rexhen se në kohën kur Rexha ishte kryetar Këshilli Shtetëror i Cilësisë ky këshill ishte krejtësisht i politizuar.

“Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC), në periudhën tuaj, z. Rexha, ka qenë më i politizuari ndonjëherë, sepse shumë anëtarë, përfshirë edhe ju, keni qenë dhe vazhdoni të jeni në funksione të larta partiake, dhe ju si njeri i politikës ia keni shkaktuar dëmet më të mëdha AKA-së gjatë mandatit tuaj.” ka thënë ajo.

Rexha ka thënë se tani ministrit të Arsimit, Shyqiri Bytyqi, i kanë mbetur dy vendime, të kërkojë falje publike dhe të dorë hiqet.