Aktuale

Këshilltari politik i Trump sulmon Gjykatën e Apelit për pezullimin e urdhrit të Trump

Një këshilltar i lartë i Shtëpisë së Bardhë, ka sulmuar gjykatën amerikane të apelit për mbështetjen e vendimit për pezullimin e urdhër ndalimi të udhëtimit të presidentit Trump.

Stephen Miller,  u tha mediave amerikane se vendimi i gjykatës ishte një “uzurpim gjyqësor i pushtetit” dhe se “fuqia e presidentit këtu shkon përtej pikëpyetjeve”.

Gjykata hodhi poshtë përpjekjen e Trump për të rivendosur ndalimin të enjten.

Urdhri i tij ekzekutiv ndalon qytetarët nga shtatë vende kryesisht myslimane të hyjnë në SHBA.

Ndalimi shkaktoi kaos në aeroportet amerikane dhe ka shkaktuar protesta në të gjithë vendin, transmeton KosovaPress.