Këshilli Prokuorial i Kosovës ka marrë vendim që të shpallë konkursin për shpalljen e konkursit ku pritet që të zgjedhën kryrepkurorët në Prokuroritë Themelore në të gjithë Kosovën.
Komisioni për çështje normative, Bahri Hyseni, ka thënë se ata si komision i kanë bërë disa ndryshime të rregullores për zgjedhjen e kryeprokurorëve ta cilat do ta bëjnë këtë proces sa më transparent dhe të drejtë.
“Ne kemi pasur një rregullore të mëparshme në rregullore për zgjedhjen e kryeprokurorëve, mirëpo, në këtë rregullore janë bërë disa ndryshime. Njëra ndër ndryshimet që është bërë është edhe ajo e intervistimit të kandidatëve, ku kemi paraparë edhe intervistimin për ta bërë këtë proces sa më transparentë. Po ashtu, KPK-ja do te vendosë se kënd do ta emëroj në komisionin vlerësues për kandidat. Po ashtu një ndryshim pozitiv i cili po ndodhë për herë të parë është se anëtari i komisionit që do të merr pjesë në komisionin e shqyrtimit dhe vlerësimit nuk do të ketë të drejtë vote. Po ashtu është krijuar një aplikacion për poentimin e intergiriteti personal, moral dhe profesional shkathtësitë menaxheriale dhe administrative, si dhë përformancën e kandidatëve dhe koncept dokumenti në lidhje me vizionin që e kanë kandidatët për kryeprokurorë. Po ashtu edhe me këtë rregullore parashihet që kandidatët kanë poetim të njejtë me atë mashkullore do të propozohen të parët këto janë ndryshimet përmbajtjesore dhe është bërë në koordinim me miqët ndërkombëtare”, ka thënë Hyseni.
Në këtë mbledhje janë propozuar edhe disa ndryshime, në lidhje me emërimin e zv.kryeprokurorëve. Po ashtu është diskutuar në lidhje me procesin e zgjedhjes se kryeprokurorëve çdo kandidat i KpK duhet të japë dorëheqje nëse vendos të kandidoj për pozitën e kryeprokurorit. Si dhre është dsikutuar pëe rolin anëtarëve të KPK-së,të cilët e kanë në zgjedhjen e kryeprokurorëve të prokurorive përkatëse.
Kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Blerim Isufaj, ka thënë se nëse një anëtar i KPK-së, dëshiron që të kandidon për kryeprokuror, së pari duhet të japë dorëheqje dhe te të zëvendësohet me një anëtarë të asaj prokurorie prej nga vjen.
Blerim Isufaj, ne kemi menduar se nëse ai person dëshiron që të kandidon për kryeprokuror duhet të japë dorëheqje dhe te të zëvendësohet me një anëtarë të asaj prokurorie prej nga vjen. Kjo për arsye se sipas rregullores anëtar i këtij këshilli nuk ka të drejtë në avancim, sepse, sipas rregullores për KPK-në kjo mund të sjellë konflikt të interesit.
Ndërsa Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka propozuar se nëse ndonjë nga anëtarët e KPK-së, është pjesë komisionit për vlerësimin e kandidatëve për kryeprokurorë, ai anëtar nuk duhet të këtë drejtë vote edhe në përzgjedhjen e kryeprokurorëve të cilën e bënë Këshilli Prokurorial i Kosovës. /Zeri/