Kuriozitete

Këshillë magjike kundër avullimit të xhamave

Ngadalë po i afrohemi sezonit të dimrit, dhe avullimi i xhamave na rikujton më së pari se ja nisi të ftohtit. Kështu që mjegullimi i xhamave si në makinë ashtu edhe në shtëpi do të jetë mjaftë i shpeshtë.

Por, ka një këshillë magjike për ju. Që ua heq mundin për një kohë dhe parandalon avullimin e xhamave.

Kjo këshillë vlen njësoj për: Pasqyre, Dritare dhe Xhamat e Veturës.

Merreni detergjentin e enëve dhe shkumoni llojet e xhamave që po ju avollohen. Pastaj, i fshini xhamat e shkumuar me leckë të terur. Dhe magjia do të funksionojë. Për një kohë të gjatë, kjo sipërfaqe nuk do te mjegullohet lehtë. /gazetametro/