Aktuale

KESCO mirëpret të gjithë konsumatorët për shlyerje të borxheve të vjetra

KESCO njofton se në zyret e saj për Përkujdesje ndaj Konsumatorëve në të shtatë distriktet nëpër Kosovë mirëpret të gjitha palët për shlyerje të borxheve të vjetra që janë subjekt i faljes në bazë të ligjit përkatës.

Në një njoftim për media thuhet se kjo është  një  procedurë  e funksionalizuar në  bazë  të  aktit për faljen e borxheve dhe memorandumit KESCO-KEK.

“KESCO ka rol lehtësues dhe është  në  dispozicion të  të  gjithë  të  interesuarve që  t’i shlyejnë  këto borxhe, në  pajtueshmëri të  plotë  me ligjet në  fuqi. Dihet se të  gjitha borxhet e energjisë  elektrike të  krijuara para 1 janarit 2009 janë  të  falura dhe në  bazë  të  procedurave, pra pas marrëveshjes për kryerjen e detyrimeve eventuale ato mund të  shlyhen përgjithmonë”, thuhet në njoftimin e KESCO-s.

Ligji për Faljen e Borxheve i miratuar nga Kuvendi i Kosovës ka maturitet deri me 3 shtator 2016 dhe deri atëherë  secila palë  mund të  shkojë  në  Zyret për Përkujdesje ndaj Konsumatorëve të KESCO-s dhe pas zbatimit të  të  gjitha procedurave, përkatësisht parashtrimit të kërkesës të  përfitojë  nga ligji përkatës.