Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, gjatë vizitës së tij në Kiev të Ukraninës ka thënë se sanksionet kundër Rusisë, do të mbesin ashtu siç janë.
Sanksionet ishin vënë lidhur me aksionet e Rusisë në Ukrainë, dhe do të mbesin ashtu siç janëderisa Moska t’i plotësoj obligimet sipas Marrëveshjes së Minskut, të arritur në muajin shkurt të vitit të kaluar, transmeton KosovaPress.
Zyrtari i lartë amerikan, po ashtu, ka shpallur një ndihmë humanitare shtesë prej 23 milionë dollarëve të Shteteve të Bashkuara për Ukrainën.