Rajon & Botë

Kerry takohet me diplomatët evropianë për çështjen siriane

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, do të takohet sot në Londër me ministrat evropianë të Punëve të Jashme për të biseduar mbi konfliktin në Siri, një ditë pasi bisedimet me Rusinë përfunduan pa rezultat.

Diplomatët pritet të bisedojnë mbi përfundimet e takimit të Kerry-Lavrov të së shtunën në Zvicër, bashkë me ministrat e Turqisë, Arabisë Saudite dhe Katarit, si dhe si mund të reduktojnë dhunën në Siri.

Kjo stuhi diplomatike vjen një javë pas dështimit të marrëveshjes së armëpushimit në Siri dhe pezullimit nga Uashingtoni të bashkëpunimit me Moskën për shkak të bombardimeve të saj të vazhdueshme në Alepo.

Ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergei Lavrov tha për mediat pas bisedimeve se ai kishte kërkuar një fillimin sa më shpejtë të një procesi politik për t’i dhënë fund konfliktit ndërsa Kerry ishte shprehur se ata kishin biseduar për ide të reja për një armëpushim.