Aktuale

Kerry liderëve të Sudanit Jugor: Ose zbatojeni marrëveshjen për paqe ose përballuni me sanksione nga OKB

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, u ka bërë thirrje liderëve të Sudanit Jugor që ta përfundojnë punën duke e zbatuar në plotni një marrëveshje të paqes apo të përballen me embargo të armëve dhe sanksione të OKB-së.

Paralajmërimet e tij vijnë pas takimeve të së hënës në Najrobi me presidentin e Kenisë Uhuru Kenyatta dhe ministrat e Jashtëm nga Somalia, Sudani Jugor dhe Sudani për të diskutuar eskalimin e dhunës në Sudanin Jugor dhe vendosjen e forcave mbrojtëse të OKB-së, transmeton Express.

“Në të vërtetë i takon popullit dhe lidershipit të Sudanit Jugor për të udhëhqur dhe t’i bëjnë gjerat që kanë premtuar se do t’i bëjnë,” tha sot në mëngjes Kerry gjatë një intervistë me transmetuesin e Sudanit Jugor “Eye Radio”.

“Nëse s’e bëjnë këtë, atëherë natyrisht se embargo e armëve dhe sanksionet e OKB-së do të jenë mjeti i fundit për zgjidhje,” shtoi ai.